Bahtiri: Me Murin po mundohen të prishin imazhin tim

Prishtinë | 04 Jan 2017 | 23:10 | Nga

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka akuzuar publikisht PDK-në në Mitrovicë dhe Qeverinë se po mundohen t’ia prishin “imazhin pozitiv që e ka krijuar, duke e akuzuar se ka pasur marrëveshje për ndërtimin e murit në veri.

“Qeveria nuk duhet të bëjë filma e akuza rreth meje sepse Mitrovicën nuk munden me ma marrë”, ka deklaruar Bahtiri, në emisionin “Rrokum Roll”.

Ai ka mohuar se ka pasur marrëveshje për ndërtimin e murit në veri duke shtuar se ky është një orkestrim i përgatitur mirë prej Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo parti po i hakmerret për punën dhe stabilizimin që ka bërë ai në Mitrovicë.

“Mitrovica shumë shpejt do të jetë një qytet pa barrikada, i lirë dhe me një mirëqenie më të mirë për gjithë qytetarët”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka theksuar se është duke hetuar rreth ndërtimit të murit, duke lënë të kuptohet se në ndërtimin e këtij muri ka mundësi që kanë gisht edhe ata që nuk ia duan të mirën dhe që flasin shqip.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme