Bahtiri në Presidencë, pritet t’ia dorëzojë Thaçit peticionin “për bashkimin e qytetit të Mitrovicës”

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 10:02 | Nga Besjana Bajrami

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri,  para pak minutave ka arritur në Presidencë ku pritet ’ia dorëzojë presidentit Hashim Thaçi peticionin “për bashkimin e qytetit të Mitrovicës” me 16 594 nënshkrime të qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Peticioni i nënshkruar nga 16,594 qytetarë të Mitrovicës Jugore për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave nuk ka gjetur mbështetje në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal.

Ai dje për Ekonomia Online tha se edhe presidenti Thaçi është pro bashkimit të Mitrovicës dhe pret të realizohet kjo.

“Mendoj se presidenti u deklarua që po, nesër do jem me të do i kërkoj të kërkon nga Kuvendi të miratohet ligji i cili është propozua nga 16 mijë nënshkrime dhe të zbatohet vullneti i qytetarëve”, shtoi në fund Bahtiri.

Kreu i Mitrovicës jugore, tha se nuk do heq dorë nga vullneti i qytetarëve dhe do të trokas në secilin institucion që të bëhet e mundur kjo.

“Nuk do të heqim dorë dhe do jemi të vendosur se kjo do shkoj deri në fund po i provojmë gjitha institucionet, por nëse kjo dështon ne do të ngrihemi të gjithë në këmbë vetë”, tha Bahtiri për Ekonomia Online.

Në fillim të këtij viti, Bahtiri ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve.

Ndërsa të mërkurën, Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, ka refuzuar kërkesën e qytetarëve të Komunës së Mitrovicës jugore për bashkim me atë veriore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme