Kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Bahtiri pati një porosi për partitë e tjera.
“Shihemi në zgjedhjet e reja, të cilat do t’ia tregojnë vendin secilit “.
Ai tha se askush nuk mund ta marr mandatin e popullit dhe se ata që u bashkuan me PAN-in do të turpërohen.
“Mandatin e popullit nuk mundet t’ia merr askush, ndërsa ata që bashkuan me PAN-in do të turpërohen për veprimin e tyre në këtë kohë të emergjencës shëndetësore, kur Kosova dhe gjithë bota po luftojnë me Coronavirusin”.
Kreu i Mitrovicës falënderoi Vjosa Osmanin dhe dy deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nuk votuan pro mocionit.
“Falenderime dhe respekt për znj. Vjosa Osmani dhe dy deputetët tjerë të LDK-së, që i qendruan besnik mandatit të marrë nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit”.