Jose Mourinhos dhe Manchester Unitedit po i buzëqesh fytyra pas lajmeve të mara prej stafit mjekësor.
Mediat britanike raportojnë për rikthimin e parakohshëm prej lëndimit në gju të Eric Baillyt.
Ky i fundit nuk është paraqitur qysh prej humbjes së thellë prej 4-0 kundër Chelseat.
Ndryshe, mbrojtësi nuk pritet të luajë gjatë ditës së nesërme në kuadër të Ligës së Evropës, ku United do të takohet me Feyenordin ndërsa pritet të paraqitet prej minutës së parë kundër West Ham Unitedit.