Bajram Hasani vazhdon zgjerimin e Nismës në Gjilan

Gjilan | 02 Maj 2018 | 22:18 | Nga

Nisma në Gjilan, e cila udhëhiqet nga ministri aktual i Trehtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka themeluar të mërkurën nëndegën në lagjen “7 korriku”.

Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur  Faik Neziri.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ministri Bajram Hasani,  njëherësh kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjilan.

Në një postim në Facebook, Hasani ka thënë se NISMA po rritet çdo ditë e më tepër.

Postimi i plotë i plotë:

Organizimi sa më i mirë i strukturave të NISMA Socialdemokrate në Gjilan po bëhet në vazhdimësi. Muajin e fundit kemi themeluar dhjetëra nëndegë të NISMA’së nëpër lagjet dhe fshatrat e Gjilanit.

Në këtë kuadër sonte kemi themeluar nëndegën tonë në lagjen “7 Korriku”. Me këtë rast  kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Faik Neziri, kurse nënkryetar është zgjedhur Valon Sejdiu.  Po ashtu, janë zgjedhur edhe 9 anëtarë të kryesisë.

NISMA në Gjilan po rritet çdo ditë e më tepër. Vazhdojmë!

Image may contain: 7 people, including Bajram Hasani, people sitting

Image may contain: 13 people, people sitting and indoor

Image may contain: 9 people, people sitting and indoor

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme