Deputetja e Lidhje Demokratikë të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti, pasi sipas saj, nuk i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë.
14 shkurtin e 2021-së, ditën kur u mbajtën zgjedhjet, Bajrami e ka quajtur si aksidenti më i madh i pasluftës.
Ajo thotë se rezultatet e Qeverisë Kurti i dinë 95 për qind e popullsisë që janë me borxhe e kredi, duke përmendur çmimet e ushqimit, krizën me energji, mungesën e Fondit Sovran e Bankës Zhvillimore, punësimet partiake, gjendjen e shëndetësisë.
Pas gjysmës se mandatit nuk ka asnjë premtim të realizuar: Energjia është më e shtrenjtë edhe pse ende flemë mbi qymyr; Produktet bazë edhe sot e kanë normën e TVSH-së 8 për qind, respektivisht 18 për qind, e çmimet janë dyfish me të larta se para një viti; Fuqia blerëse e pagave ka rënë për shkak të inflacionit, njëjtë ka ndodhë me pensionet; Serbia është kthyer si partneri kryesor tregtar, s’ka as taksë as reciprocitet me Serbinë; Prej 160 qertheve të premtuara për këtë mandat, vetëm 3 sosh janë filluar”, shkruan Bajrami në profilin e saj në Facebook.