Bajrami: Do t’i rishqyrtojmë të gjitha vendimet e marra pas dorëheqjes së Haradinajt

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 13:12 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e re e Arsimit dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, pas pranimit të detyrës nga ish-ministri Shyqiri Bytyqi, ka mbajtur një konferencë për medie, ku edhe shpalosi disa nga punët që e presin në këtë dikaster, raporton Ekonomia Online.

Ajo fajësoi politikën që sipas saj bëri që Kosova të përjashtohet nga ENQA dhe EQAR.

“Është përgjegjësi e madhe situata është tepër e keqe ne e marrim këtë punë me shumë përgjegjësi dhe jam shumë e sigurt qe do të kemi përkrahjen e qeverisë si në anën buxhetore sepse është një nga gjërat më të rëndësishme. Për shkak të ndërhyrjeve politike Kosova është përjashtuar nga dy institucione evropiane dhe do të bëjmë përpjekje që te ENQA dhe EQAR nuk dogë ketë ndërhyrje politike”, tha ai.

Po ashtu ajo tha se do të fillohet menjëherë me rishikimin e kutikulave.

Ndërsa tha se sfidë mbetet edhe çantat e rënda.

“Ne do të punojmë së bashku do ti kemi partnerë dhe të jemi gardian të zbatimit të ligjit. Sfida është mospërfshirja e të vegjëlve në edukimi parashkollor dhe do të bëjmë përpjekje të shtojmë kapacitetet që të ketë një përfshirje më të madhe dhe do të fillon menjëherë rishikimi i kurikulave dhe sfidë tjetër janë çantat e rënda”, tha ajo.

Ajo paralajmëroi se do t’i rishikojnë të gjitha vendimet e marra nga Bytyqi pas dorëheqëses së kryeministrit Haradinaj.

“Një nga prioritetet është sigurimi i pavarësisë së institucioneve dhe do t’i shqyrtojmë të gjitha vendimet që janë marr pas dorëheqjes. Të gjitha bordet qe do të numërohen do të jenë profesionale dhe aspak politike”, tha Bajrami.

Bajrami u zotua se do të zbatojë ligjin në përpikëri.

“Ende nuk është përgatit buxheti dhe ne patjetër duhet të shohim se cilat janë prioritet dhe duhet të ngrisim të hyrat që t’i realizojmë dhe të gjitha programet e bursave shkollim e lartë janë pjesë e programit tonë. Do ta zbatojë ligjin me përpikëri”, tha ajo.

Të ngjashme