Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , z Arsim Bajrami, gjatë vizitës në Warshawë të Polonisë, ka zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e kompanisë prestigjioze “PEARSON Education” të Anglisë.
Gjatë këtyre takimeve, është biseduar për mundësitë e angazhimit profesional të kësaj kompanie për përgatitjet për testin e ardhshëm ndërkombëtarë PISA 2018, për mundësinë e standardizimit të teksteve shkollore, veçanërisht të shkencave natyrore si: matematika, biologjia, fizika, kimia etj.
Pos këtyre, është kërkuar ndihma e ekspertëve të “PEARSON Education” edhe për trajnimet dhe çertifikimet e mësimdhënësve, në mënyrë qe të ndërmerren hapa konkretë për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.
“PEARSON”, është kompani botuese Britanike, e cila ka prioritet edukimin, vlerësimin si dhe është kryes i shërbimeve profesionale për shkolla dhe drejtpërdrejt për nxënës.