Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, që të japë sqarime rreth krijimit të ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Bajrami në seancë ka thënë se krijimin i kësaj ministrie është evituar qeveritë e kaluara, raporton Ekonomia Online.
“Unë ju informojë që pyetjen e kam bërë qe 25 ditë, sa herë po kemi seanca kryeministri po ka agjendë. Pyetja ime ka të bëj me çështjen e krijimit të ministrisë së zhvillimit rajonal”.
“Në fakt të gjitha qeveritë paraprake e kanë evituar një ministri të tillë, që do ta ndante Kosovën në rajone. Unë e ftoj Haradinajn që t’i thërras mendjes dhe të bëhet më i përgjegjshëm”.