Bajrami: Kroacia ka potencial për të investuar në Kosovë

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 13:55 | Nga

Ministrja Bajrami në kuadër të punimeve të Kongresit Botëror të Turizmit që po mbahet në Zagreb, i bëri edhe një vizitë Ambasadës së Kosovës në Zagreb, ku takoi edhe ambasadoren e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci-Sherifi.

Ministrja Bajrami e njoftoi ambasadoren me ecurinë e kongresit dhe potencialit bashkëpunues të identifikuar gjatë këtyre punimeve me theks të veçantë me Republikën e Kroacisë.

Meqë të dyja qeveritë, ajo e Republikës së Kosovës dhe e Kroacisë, janë dakorduar në mënyrë të vazhdueshme per avancimin e bashkëpunimit ekomomik, ministrja Bajrami sugjeroi që të fillojnë përgatitjet për organizimin një forumi ekonomik në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës pasi që vlerësuan se Kroacia si vend mik ka mjaftë potencial për të investuar në Kosovë.

Ministrja e falënderoi ambasadoren për përfaqësimin e denjë diplomatik që ajo po i bën vendit tonë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme