Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se i vjen keq për ministrin Hekuran Murati që po i “çon poshtë” vitet e shkollimit veç pse është në Qeveri.
“Ministër ju më shumë keni vite shkollim sesa jeni në Vetëvendosje. A e dini bre qysh përcaktohet marzha”, ka pyetur ish-ministrja Bajrami.
Bajrami ka listuar të gjitha shpenzimet që një biznes i ka.
“Ma shumë ke vite të shkollimit sesa vite që je në Vetëvendosje e në Qeveri. Po më vjen keq pse po i mohon krejt vitet e edukimit veç pse je në Qeveri. Qysh bre nuk po e din qysh llogaritet marzha, po ku janë shpenzimet e qerasë, shpenzimet e pagave të punëtorëve, shpenzimet administratës, shërbimet e kontabilitetit, energjia, të transportit, të doganës etj. Të gjitha këto i ke në tregun e shitjes’’, tha Bajrami.
Ajo u shpreh se “ligji nuk do t’i zvogëlojë çmimet”.
Ish-ministrja i ka kërkuar Muratit që t’i publikojë listën e 50 bizneseve, që kanë përfituar që në ditët e para të qeverisjes Kurti.