Deputetja nga LDK-ja Hykmete Bajrami ka pyetur Qeverinë se me cfarë mund të krenohen sa i përket progresit ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Ish-ministrja e Ekonomisë, tha se rimëkëmbja ekonomike po ndodh shumë më shpejtë se që është parashikuar falë punës së Qeverisë Hoti.
Bajrami shtoi se ish-qeveria Hoti ka ndarë mbi 285 milionë euro për qytetarët, bizneset e institucionet.
“Vetëm gjatë viti 2020 janë dhënë 285 milionë euro drejtpërdrejtë, dhe gjithsej për gjashtë muaj jajë vu në mbështetje qytetarëve 285 milionë euro por ato kanë qenë kapacitetet tona. Kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi, kemi ndihmuar bizneset e grave”.
“Qeveria Kurti ka marr mandatin me 22 mars dhe si mund ju të krenoheni me progresin ekonomike”.