Bajrami pranon detyrën nga Bytyqi, thotë se gjendja në arsim s’është aspak e mirë

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 12:27 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i ka dorëzuar detyrën ministres së re të këtij dikasteri, Hykmete Bajrami, raporton Ekonomia Online.

Ish-ministri Bytyqi tha se sistemi arsimor ka shumë probleme dhe gjendja nuk është aspak e mirë dhe se duhet përpjekje politike e të përgjithshme.

“Shpresoj që do ja dilni sepse sistemi arsimor ka probleme dhe do shumë angazhime dhe padyshim që duhet një angazhim politik e të përgjithshëm. Ka shumë sfida dhe shumë punë dhe shpresoj që do ja dilni. Po ashtu do ju prezantojmë edhe disa prej dosjeve që duhet punuar ende”, tha ai.

Ministrja e re e Arsimit, Hykmete Bajrami, tha se duhet të punohet në kthimin e dy institucioneve evropiane ENQA dhe EQAR.

“Ne e marrim me shumë përgjegjësi sepse e dimë që situata në arsim nuk  është aspak e mirë dhe duhet  të punohet shumë dhe do të bëjmë shumë përpjekje që t’i kthejmë dy institucione evropiane  ‘ENQA, EQAR’ dhe në të gjitha nivelet të zbatohet ligji i arsimit”, tha ai.

Po ashtu ajo tha se do të fillohet menjëherë me rishikimin e kurikulave.

“Ne do të punojmë së bashku do ti kemi partnerë dhe të jemi gardian të zbatimit të ligjit. Sfida është mospërfshirja e të vegjëlve në edukimi parashkollor dhe do të bëjmë përpjekje të shtojmë kapacitetet që të ketë një përfshirje më të madhe dhe do të fillon menjëherë rishikimi i kurikulave dhe sfidë tjetër janë çantat e rënda”.

“Një nga prioritetet është sigurimi i pavarësisë së institucioneve dhe do ti shqyrtojmë të gjitha vendimet qe janë marr pas dorëheqjes. Të gjitha bordet qe do të numërohen do të jenë profesionale dhe aspak politike”, tha Bajrami.

“Ende nuk është përgatit buxheti dhe ne patjetër duhet të shohim se cilat janë prioritet dhe duhet të ngrisim të hyrat që t’i realizojmë dhe të gjitha programet e bursave shkollim e lartë janë pjesë e programit tonë. Do ta zbatojë ligjin me përpikëri”, tha ajo.

Të ngjashme