Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare, me ç’rast pritet të votohet projektligji për rimëkëmbje ekonomike.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka kërkuar që ligji në fjalë to votohet në lexim të parë.
“Jam këtu për të satën herë që ta votojmë ligjin për rimëkëmbje ekomomike sepse ky nuk është ligj që ka vetëm një qëllim që është tërheqja e 10 përqindëshit të trustit, por ka në të disa nene”.
“Hapja e 10 dritareve të reja në kuadër të fondit kosovar për garanci kreditore deri në shumën 100 milionë”.
“Mundësinë që edhe fermat e vogla që nuk janë fare të regjistruara si biznese, por vetëm me numër identifikues të marrin kredi nën ombrellën e fondit”.
“Mundëson që 100 milionë euro nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit të mund të shfrytëzohen për subvencione për t’iu ndihmuar ndërmarrjeve në sektorin privat”.
“Kemi paraparë ndryshimin e disa ligjeve për t’iu ndihmuar bizneseve. Kemi parapara faljen e disa penaltive nga ana e ATK-së në rast se tatimet paguhen brenda një periudhe të caktuar”.