Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka raportuar në Komisioni për Buxhet dhe Transfere për masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me Pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik, raporton Ekonomia Online.
Bajrami gjatë raportimit në komision ka thënë se deri më tani nga fondi për rimëkëmbje ekonomike janë ndarë 245 milionë euro.
“Janë shpenzuar gjithsej 245 milionë, dhe në rishikim të buxhetit ne kemi ndarë fondin për rimëkëmbje ekonomike dhe deri më tani janë ndarë 245 milionë euro”.
“Qeveria ka marr një sërë masash duke filluar nga ato të natyrë shëndetësore, mbështetjes së institucioneve. Sa i përket shpenzimeve të pandemisë në kuadër të përballjes me pandeminë janë shpenzuar mbi 143 milionë euro”.
Ajo ka thënë se janë përfitues të 60 milionëshit të ndarë për bizneset janë mbi 36 mijë biznese, ku vlera për një të punësuar do të jetë 291 euro.
“Te ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë pranuar mbi 10 mijë ankesa dhe deri më tani trajtuar mbi 4 mijë ankesa. Ne kemi ardhur në përfundim që duhet të dizajnojmë masa për të mbështetur privat pa aplikuar dhe masa prej 60milionë euro ka qenë pa aplikim. Përfitues të kësaj mase mbi 36 mijë biznese, dhe vlera për një të punësuar ka dalë të jetë 291 euro”.
“Nëse ka pasur gabime ku kemi pasur deklarime zero edhe te numri i punëtorëve normalisht që të tillëve nuk kemi pasur mundësi të ju ndajmë. Sapo të vinë fondet do të ulemi dhe me komunitetin do të dizajnojmë edhe një masë të tillë”.
Ministrja Bajrami ka thënë se janë duke biseduar edhe për një pako për punëtorët e larguar nga puna. Ajo ka thënë se ka pasur 5 mijë punëtorë më shumë në korrik se sa në shtator.
“Ne jemi duke biseduar për një pako për punëtorët e larguar nga puna dhe kemi pasur 5 mijë punëtorë më shumë në korrik se sa në shtator, dhe nuk po pretendojmë”.
Gazmend Abrashi nga AAK-ja ka përgëzuar punën e qeverisë dhe të ministrisë së Financave. Ai ka shtuar që përkundër gjendjes në të cilën kanë hasur bizneset ata sërish kanë arkëtuar në arkën e shtetit, raporton EO.
“Jam i kënaqur që e kam votuar pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe e kanë ekzekutuar pa pasur nevojë me aplikuar dhe më vjen që kjo Qeveri e ministri e kanë përkrahu komunitetin e biznesit që përkundër gjendjes së bizneseve serioze ka arkëtuar në arkën e shtetit. A parasheh kjo pako edhe përkrahje për qeratë”.
Deputetja Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se si mund t’i marrin punëtorët mjetet dhe çfarë do të ndodhë me ato mjete për ata që kanë lëshuar punën, kur bizneseve ju është disbursuar shuma.
“Pse keni pritur tre muaj deri në ditën kur e keni marr vendimin dhe nuk janë miratuar këto subvencione për bizneset duke marr parasysh që rishikimi i buxhetit k kaluar në një afat rekord, qa ka me ndodh me punëtorët që janë larguar nga puna ndërsa bizneseve ju është disbursuar shuma cila është mënyrë që punëtorët tu marrin këto të holla”.