Tiemoue Bakayokos pritet t’i kalojë testet mjekësore të premten te Chelsea.
Sipas medieve angleze marrëveshja mes palëve është arritur të mërkurën në vlerën e 40 milionë eurove.
Për lojtarin ishte e interesuar edhe Manchester United, por që nuk nënshkroi me lojtarin.
U flit se “Djajtë e Kuq” kanë marrëveshje personale me francezin.
Manchester United më shumë e pëlqejnë Nemanja Maticin, i cili me ardhjen e Bakayokos mund të ndryshojë klub.
Me Bakayokon, Chelsea deri më tani ka harxhuar 75 milionë funte, pasi më parë e zyrtarizoi edhe Antonio Rudigerin nga Roma për 35 milionë funte.