Baki Jashari punëson vajzën, mbesën dhe dhëndrin në Filharmoni

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 19:04 | Nga

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, është treguar fisnik me familjarët e tij.

Jashari ka rehatuar disa familjar në institucionin që drejton, me fuqinë e tij prej drejtori.

Jashari e ka punësuar vajzën në Filharmoninë e Kosovës, Arta Jasharin. Arta mban pozitën e anëtares së korit dhe këtë e ka deklaruar edhe vetë Baki Jashari në formularin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, raporton Indeksonline.

Në formularin e AKK-së, Jashari pagë vjetore për vajzën e tij ka deklaruar 3 mijë e 780 euro.

Jashari ka menduar edhe për familjarët e vëllai të tij. Ai e ka punësuar edhe vajzën e vëllai të tij, Vesa Jasharin, në Filharmoninë e Kosovës. Vesa është punësuar në administratën e këtij institucioni ku drejtor është axha i saj, Baki Jashar, raporton Indeksonline.

Baki Jashari ka menduar edhe për dhëndrit. Ai e ka punësuar edhe Hajrullah Sylën, bashkëshortin e Vesës. Syla mban pozitën e asistentit në korinë e Filharmonisë së Kosovës.

E Jashari po del të jetë shumë i angazhuar si person. Ai punon në tre vende pune dhe ka të ardhura vjetore mbi 20 mijë euro.

Jashari si drejtor i Filharmonisë merr pagë vjetore 15 mijë e 750 euro, honorar nga Ministria e Arsimit 2 mijë e 350 euro dhe honorar nga FSK-ja 2 mijë e 800 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme