Koalicioni i organizatave joqeveritare “Të drejtat e barabarta për të gjithë”, këkron që anëtari i Vetëvendosje, Sami Kurteshi të kërkojë falje për ofendimin që i ka bërë ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.
Jeta Bakija nga ky koalicion organizatash ka thënë se deklarata ku Kurteshi e quan “lopë” ministren është edhe më i rëndë, kur vjen pikërisht nga një njeri që për pesë vite ka qenë Avokat i Popullit, njofton Klan Kosova.
“Kërkojmë nga ai të kërkojë falje ëpr deklaratën e tij kundër ministres Hoxha”.
“Fatkeqësisht nuk është deklarata e parë nga një person publik, dhe nuk është hera e parë që reagojmë si koalicion”, pohon ajo në Ballë për Ballë të Ora e Fundit.
“Dëshriojmë që të ngrisim vetëdëdijen se nuk është mirë të përdoret fjalor i tillë. Gruaja duhet të resopektohet dhe nuk duhet të thirret ndryshe përveç “Grua” ose “Zonjë”.
Bakija ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga Kurteshi deri më tash.
“Ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ai nuk ka nevoj të na drejtohet neve direkt, por nuk kemi parë ende një reagim të tij”.
“Shpresojmë se do të kërkojë falje karrshi zonjës dhe gjitha grave në Kosovë për fjalorin joadekuat”.
“Jam nder vet e fyer dhe duhet të ndjehemi të fyer të gjithë”.
“Nuk kisha pas dëshirë që të dëgjoja kësi fjalori nga personat publik”, thekson ajo, njofton Klan Kosova.
Më tej shton se me këso reagime po mundohen që të ngrisin vetëdijen te qytetarët dhe personat publik për fjalorin që duhet përdorur.
“Ne po mundohemi që duke reaguar dhe duke kërkuar më shumë përgjegjësi nga personat që vec kalopjnë nëpër këto faza dhe përdorin kësi fjalori, që të ulet ky fenomen”.
“Të drejtat e gruas te ne ende nuk respektohet dhe diskriminohet në cdo sferë të jetës”.
“Ne nuk pëfaqësojmë parti politke, ne punojëm vetëm për promovimin e të drejtave të njeriut. Nuk reagojmë vetëm ëpr çështje të grave, për ministren”.
Ajo pohon të mos kenë hasur në ndonjë rast kur gratë të kenë përdorur fjalor të vrazhdë ndaj burrave.
Dhe në fund Bakija pati një këshillë.
“Personat publik kur të vendosin t’i hyjnë jetës publike duhet të mendojnë për principet”.
“Kur një perosn punon si avokat i popullit për pesë vitë, që ka pasur punë t’i mbrojë gratë dhe personat tjerë me dalë me një deklaratë të tillë, i bie se nuk ka qenë i përgatirur që të vazhdojë me atë punë”, ka shtuar Bakija duke iu referuar Sami Kurtesh.