Real Madridi arritën të sigurojnë fitore me rezultat 2-1 kundër Romës mbrëmë për turneun parasezonal në ShBA, International Champions Cup.
Kampionët e Evropës është dashur të mësohen pa trajnerin Zinedine Zidane dhe pa yllin në sulm, Cristiano Ronaldo. Por, përkundër këtyre ndryshimeve, madrilenët arritën ta sigurojnë fitoren kundër Romës në stadiumin Metlife të Rutherfordit, transmeton Gazeta Express.
Pas vetëm dy minutave, Gareth Bale bëri një pasim të mrekullueshëm për Asensio, i cili me një gjuajtje të thjeshtë arriti të mposhtë portierin Robin Olsen, duke kaluar kështu Real Madridi në avantazh.
Uellsiani Bale arriti të kontribuojë përsëri në minutën e 15-të, kur pas driblimit të disa lojtarëve, arriti ta dyfishojë rezultat për madrilenët.
Roma u përgjigj duke u kthyer edhe më shumë në mbrojtje por një nga pak rastet kur ata arritën ta rrezikojnë portën e Real Madridit ishte kur Edin Dzeko e detyroi Keylor Navasin të bënte një mbrojtje pas gjuajtjes nga një largësi e madhe.
Në anën tjetër, Madridi vazhdonte t’i shkaktonte probleme mbrojtjes së Romës. Benzema dhe Asensio vazhdimisht rrezikuan portën e tyre, por ato gjuajtje nuk ishin të sakta.
Pas bërjes së disa zëvendësime në pjesën e dytë, Roma arriti të shënojë një gol në minutën e 83-të, kur Patrick Schick arriti ta mposhtë portierin e madrilenëve përmes një gjuajtje me kokë.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=32&v=TQKvsuqMmKM