Gareth Bale mund të rikthehet sërish në futbollin anglez.
Uellsiani do të largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.
“The Mirror” ka bërë të ditur se tri klube nga Anglia kanë shprehur interesim për shërbimet e ish-futbollistit të Tottenhamit.
Southampton, Cardiff City dhe Newcastle United janë klubet e interesuara për Balen.
Southamptoni thuhet se është më favorit për të nënshkruar me 32-vjeçarin, pasi që ai ka qenë pjesë e të rinjve të këtij klubi.
Bale kishte debutuar me skuadrën e parë të Southamptonit në vitin 2006, teksa një vit më vonë u transferua te Tottenhami.
Megjithatë, më herët është raportuar se mund të transferohet edhe te klubi nga qyteti i tij i lindjes, Cardiff City.
Mbetet të shihet në verë se cili do të jetë destinacioni i radhës i Gareth Bales.