“Ka interesim për Bale, por zor ta gjesh një klub në botë që mund ta përballojë pagën e tij”, ka deklaruar menaxheri i tij, Jonathan Barnett.
Ai e pranoi haptazi se Gareth Bale, pavarësisht situatës në Madrid, nuk dëshiron të largohet dhe edhe nëse Zinedine Zidane sërish s’do t’i japë minuta sezonin tjetër, me rëndësi janë paratë që do t’i fitojë në sezon, afër 17 milionë euro.
Me një fjalë uellsiani nuk dëshiron të largohet nga Reali dhe të humbasë milionat që vit për vit ia dhuron Reali, zgjidhja e vetme që ai të mos e veshë më fanellën e bardhë është dëmshpërblimi, kur i kanë mbetur edhe dy vite kontratë me Realin.
Zidane nuk e donë futbollistin dhe ka treguar në ndeshjet pas pandemisë duke e lënë shumicën e kohës veç në stol, por Bale duket qartë pas deklaratës së agjentit të tij se nuk është i brengosur derisa 17 milionë euro çdo sezon dalin në xhirollogarinë e tij.
31 vjeçari është pjesë e Realit që nga viti 2013.
Ai ka bërë 251 paraqitje dhe ka shënuar 105 gola.