Gareth Bale mund të mbetet lojtar të lirë në këtë verë, pasi Real Madridi është duke u përpjekur që ta gjejë një klub për ta larguar.
Koha e uellsianit te Real Madridi duket se po përfundon, pasi Zinedine Zidane nuk e konsideron atë si pjesë e planeve të tij për sezonin e ri.
Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)
Sunday Times raporton Los Blancos janë të gatshëm të heqin dorë nga anësori i tyre, madje edhe me shfuqizim të kontratës që do të thotë se mund të mos përfitojnë asgjë nga largimi i tij.
Paga e tij e lartë dhe bonuset e mëdha, po bëjnë që Mbretërit të mos jenë të interesuar që ta mbajnë në skuadër dhe po tentojnë ta largojnë në këtë afat kalimtar.
Klubet e interesuara për shërbimet e Bale nuk kanë para për ta blerë kartonin e tij, prandaj duan ta huazojnë, por problem të madh paraqet paga e tij e lartë. /Telegrafi/