Gareth Bale do t’i prijë listës së lojtarëve që pritet të largohen nga Real Madridi gjatë kësaj vere.
“Diario As” raporton se uellsiani me shumë gjasë pritet të largohet nga Spanja, së bashku me Iscon dhe Matteo Kovaçiqin.
28-vjeçari ende vlerësohet me 100 milionë euro ndërsa pagat e mëdha do të jenë vendimtare për investimet e reja nga Reali.
Kovaçiq do të jetë një tjetër lojtar që do t’i mundësohet largimi, ndërsa për të interesim kanë shprehur Milani dhe Interi.
Në dyshim është edhe e ardhmja e Dani Ceballos, Marcos Llorente, Jesus Vallejo, Borja Mayoral dhe Achraf Hakimi.