“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 13:54 | Nga

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se ka kryer vetëvrasje pasi ka luajtur në internet me këtë lojë.

Ankan Dey, nga qyteti Anandpur, Indi, u gjet i mbytur nga me qese plastike në banjën e shtëpisë së tij. Ai u gjet i vdekur nga familjarët të cilët hynë në banjë pasi u bë një kohë e gjatë që nuk po dilte.

“Ai u kthye nga shkolla të shtunën dhe u ul përpara kompjuterit,”-tha babai i tij Gopinath Dey tha për mediat lokale.

“Kur nëna e tij Sampa, e thirri atë për drekë, tha se së pari do të shkonte në banjo. Pasi nuk doli për një kohë të gjatë ne hapëm derën me forcë dhe e gjetëm të shtrirë në dysheme. E dërguam menjëherë në spital por u deklarua i vdekur.”Miqtë e Ankan kanë thënë për policinë se ka luajtur lojën online me “Balena Blu”.

Kjo lojë shtyn adoleshentët drejt vetëvrasjes me anë të mashtrimeve dhe mës pas të kërcënimeve, duke u bërë presion dëri në përfundimin e 50 sfidave apo misioneve të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme