Balena e ngordhur në Indonezi kishte gëlltitur 13 kilogram plastikë

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Një balenë e ngordhur është gjetur pranë parkut nacional Wakatobi, në juglindje të Sulawesit, të Indonezisë.

Brenda saj janë gjetur rreth 13 kilogramë e gjysmë mbeturina plastike, zyrtarët e parkut gjetën çanta, shishe plastike, sandale dhe 115 gota plastike në stomakun e balenës, si dhe një thes që përmban më shumë se 1.000 copë të vargut nga plastika.

“Edhe pse ne nuk kemi qenë në gjendje të nxjerrim përfundimin nga shkaku i vdekjes, faktet që shohim janë me të vërtetë të tmerrshme”, tha Dwi Suprapti, koordinator i ruajtjes së specieve detare në WWF-Indonezi, në një deklaratë në CNN.

Një raport nga Qendra për ruajten e Oqeanit dhe Qendra McKinsey për Biznes dhe Mjedis doli se 50% e plastikës e oqeaneve në botë vie nga Kina, Indonezia, Filipinet, Tailanda dhe Vietnami.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme