Balerini i 50 roleve dhe hapi i parë në koreografi

Prishtinë | 02 Dhj 2018 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Mbi pesëdhjetë herë është shkruar emri i Sinan Kajtazit në broshurat që paralajmëronin shfaqjet e reja të Baletit Kombëtar të Kosovës.

Në të shumtën e rasteve, shoqëruar me emrin e protagonistit të rrëfimeve klasike a bashkëkohore, të shndërruara në shfaqje, nën drejtimin e koreografëve me nam, shkruan Koha Ditore.

Kajtazi i ishte bashkuar Baletit Kombëtar të Kosovës qysh më 2001 –fillimisht si student, e prej vitit 2005 si balerin i rregullt – dhe qysh atëherë goxha shpesh e ka bartur barrën e interpretimit në role kryesore. Përkrah me balerinë të tjerë të trupës, ai ka ecur nëpër rrugën e vështirë për ta mbajtur gjallë institucionin që viteve të fundit u bë ambasador lider i kulturës së Kosovës, me prezantime nëpër skena botërore. Vetëm gjatë vitit 2018, numëron Kajtazi, kjo trupë ka performuar në 16 skena të ndryshme jashtë vendit.

“O. Taka” është emri i kthesës së Kajtazit nga balerini në koreograf. Për të parën herë ia ka mësyrë ta realizojë një shfaqje baleti. Pak ditë para premierës, ai shpalos ethet e emocioneve që e kanë kapluar, bashkëdyzuar me peshën e përgjegjësisë. Debutimi i tij si koreograf është shkak i mirë që ai të kthehet pas, për t’i numëruar sfidat e përkthyera në suksese, falë insistimit të paluhatshëm dhe bindjes që ai i përket skenës kosovare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme