Bali Muharremaj takon të mbijetuarit e masakrës së Dubravës

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka takuar të mbijetuarit e masakrës së Dubravës para se ata të niseshin në vendin ku ndodhi krimi, 20 vjet më parë.

Ai tha se duhet nderuar kontributi i tyre për lirinë e vendit.

Postimi i plotë i tij:

Ata sot përkujtojnë 20-vjetorin e një masakre të tmerrshme që ndodhi dikur në Burgun e Dubravës.

I kam vizituar dhe jam takuar me ta para se të nisen sot, për në vendin ku ka ndodhur historia para 20 viteve, pra në Burgun e Dubravës ku do të mbahet tubimi përkujtimor.

Kontributin e tyre për lirinë e vendit duhet ta nderojmë dhe natyrisht përkulemi me respekt për të rënët si nga komuna jonë dhe e gjithë Kosova.

Bali Muharremaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme