Balje në Komision pi ujë të prodhuar në Serbi, ka një arsyetim

Prishtinë | 24 Maj 2023 | 12:16 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Grupit Parlamentar Multietnik, Duda Balje, në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, është parë duke pirë ujë të prodhuar në Serbi, raporton Ekonomia Online.

“Prolom voda”, ishte uji që ajo e përdorte në këtë mbledhje.

E vetë Balje ka thënë se nuk ka pasur për qëllim që ta blejë këtë ujë.

“Veç këtë ujë e kam gjet këtu në market para Kuvendit”, tha ajo.

“Jo me qëllim nuk e kam blerë, sepse nuk kemi ujë këtu. Ujin e parë që e gjeta, dhe pa qëllim, sepse kam ardh vonë në takim”, vazhdoi insistimin e saj.

“Normal që e kam ditë që është prodhim i Serbisë, por shpejt kam vendos”, tha ajo kur u pyet nëse e ka ditë prejardhjen e këtij produkti.

Të ngjashme