Ballazhi: Hanin e Elezit do të bëjë vendqëndrim e jo vetëm vendkalim si deri më tani

Hani i Elezit | 31 Jan 2022 | 08:23 | Nga Resmije Ballazhi-Jahiri Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banorët e Komunës së Hanit të Elezit, me vite të tëra janë ballafaquar me problemin e ujit të pijshëm. Mirëpo këtë problem, pretendon se do ta zgjidhë i pari i kësaj komune, Mehmet Ballazhi.

Ai, në një intervistë të dhënë për Ekonomia Online, ka treguar se ky premtim, do të jetë i realizueshëm afërsisht 80 për qind në muajin qershor.

“Një premtim ose mund të them garancë, bazuar gjithmonë në investitorët dhe punëkryersit në zgjidhjen e problemit të ujit të pijes, që me bindje e them se në muajin Qershor, premtimi për ujin do të jetë diku 70-80 për qind e realizueshme”, thotë kryetari i Hanit të Elezit.

Ballazhi, gjatë intervistës tregon edhe për projektet e tij që do ti realizojë gjatë mandatit 4 vjeçar, ku prioritet pas ujit do të i japë zhvillimit ekonomik, arsimit, zhvillimit të turizmit e tjerë.

Ai thotë se Hani i Elezit, është një mrekulli në fakt, nga pozita gjeografike që ka ku mundëson të zhvillojë turizmin.

“Ky vend, asnjëherë nuk është trajtuar ashtu siç e meriton, ku ne do të bëjmë që Hani i Elezit të mos mbetet vend kalim, por të bëhet vend qëndrim, duke pasur parasysh që Hani i Elezit është porta e parë ku hyn në Kosovë. Ne, do ti japim një pasqyrë reale Hanit të Elezit, ashtu siç e meriton”, shprehet ai.

Ndër të tjerash, ai potencon frymën liberale që ka marrë komuna prej ardhjes  së tij në qeverisje, duke thënë se rinia që ai ka zgjedhur të ketë pjesë të stafit të tij, është një mesazh për rininë e Hanit të Elezit, që ata mund të jenë në vendimarrje.

EO: Kryetar, pasi që keni marrë primatin e udhëheqjes së Komunës së Hanit të Elezit, keni realizuar premtimin që keni dhënë, barazimin e gjinisë në qeverisje, cili do të jetë realizimi i premtimeve të tjera?

Ballazhi: Jam munduar që premtimet e mia të jenë të realizueshme në masë sa më të madhe. Barazia gjinore që unë e kisha premtuar e realizova shumë lehtë. Një premtim ose mund të them garancë, bazuar gjithmonë në investitorët dhe punëkryersit në zgjidhjen e problemit të ujit të pijes, që me bindje e them se në muajin Qershor, premtimi për ujin do të jetë diku 70-80 % e realizueshme.

EO:Që nga koha kur jeni në krye të komunës së Hanit të Elezit, cfarë ka ndryshyar në këtë komunë?

Ballazhi: Këtu, ka ndryshuar fryma liberale, nuk është sikurse në qeverisjen e kaluar, ka një përkushtim më të madh të punës. Duke filluar nga ndryshimi i gjinisë në udhëheqje të digastereve të ndryshme në Komunë, lëvizjet janë më të kontrolluara, që besoj se fryma përgjithësisht është liberale.

EO: Në komunën tuaj, ashtu siç edhe është parë, ka shumë të rinjë që udhëheqin drejtoritë e kështu me radhë, cfarë prisni ju nga kjo zgjedhje?

Ballazhi: Në fakt, presin qytetarët. Unë i kam hapur dyert sidomos për rininë dhe pres jashtëzakonisht shumë, që drejtorët që i kam emëruar ti realizojmë se bashku premtimet, ata që presin qytetarët. Kjo më shumë është për të ju treguar të rinjëve që është dikush që ju jep shpresë  atyre dhe për ta rritur këtë dozën e shpresës jo  vetëm si demagogji, por të jetë praktike që ata mund ta shohin që vërtetë të rinjtë mund të jenë pjesë e ekzekutivit, pjesë e vendim-marrjes.

EO: Si e komentoni ju largimin e udhëheqësit të Kompanisë Pastrimi në këtë Komunë?

Ballazhi: Mendoj që me ndërrimin e pushtetit çdo veprim i imi do të shikohet me llupë dhe në një çfarë forme pajtohem me kritikat që bëhen por të jenë reale që na rekomandojnë neve. Kjo çështje më shumë I takon vetë kompanisë, apo bordit që udhëheqë atë, sepse ligji për kompanitë publike definon qartë dhe nuk kam diçka të shtoj sepse është kompetencë e bordit të drejtorëve.

EO: Folët për prioritetet, a mund të na tregoni në pika të shkurta për prioritet e juaja që do ti realizoni?

Ballazhi: Çdo objektivë e imja është prioritet. Ndoshta, dallojnë vetëm nga rangimi i tyre. Ajo që thash më herët, është çështja e zgjidhjes së problemit të ujit të pijes në Hanë të Elezit, kjo është mbi prioritetet këtë e kisha veçuar. Përndryshe, të gjitha të tjerat, objektivat që do ti realizoj gjatë këtij mandati 4 vjeçar, është ambienti, rinia, shëndetësia, arsimi e sidomos zhvillimi ekonomik që krijon mundësi dhe shpresë tek ata që i kanë humbur shpresat që largohen nga Hani i Elezit, ku unë mendoj se do të jenë një ndër pikat e forta ku Hani i Elezit, të qëndrojë për nga numri i banorëve dhe me këtë mendoj se Hani I Elezit, të bëhet vendqëndrim dhe jo vetëm vendkalim.

EO: Folët për ambientin, dua të ndalëm pak te kompania Sharr Cem, sa i përket ndotjes së ambientit, cila do të jetë zgjidhja  që do të bëni ju ?

Ballazhi: Çështja e ambientit nuk është një diçka që mund ta veçojmë më një faktor ndotës që është Sharr Cem, pasi që ka faktorë të tjerë të cilët janë mbetjet e asbes cimentos, janë kolonat e gjata të transportuesve, që krijojnë kolona të gjata, gazrat, pra janë disa faktorë. Me kompaninë e Sharr Cem, kemi pas takime, por formale kanë qenë, dua të ndërtoj raporte më serioze për zgjidhjen e këtij problemi. Ne, kemi paraparë edhe matësin e ndotjes së ajrit e cila është tek Shkolla Ilaz Thaçi, që kjo ka qenë një premtim që të zhvendoset lokacioni i këtij matësi për ta  vlerësuar drejtë se në çfarë shkalle është ndotja e ambientit. Kështu, me zhvendosje të atij matësi dhe vendosja e disa matësve digjital mobil dhe atëherë bënë matësin real të ndotjes pastaj masat që ne duhet ti marrim masat për permisimin e ajrit.  Ajo që dua të thekësoj është se një bashkëpunim i sinqertë një bashkëpunim i afërt me menaxhmentin e kompanisë Sharr Cem , do të jetë një zgjidhje më e mirë për përmisimin e ajrit.

EO: Folet për mbetjet e asbesit dhe kolonat e gjata që po bëhën në rrugën ku lidhet me fshatrat e tjera të kësaj komune, cila do të jetë zgjidhja që do të bënit ju të mënjanoni këtë problem?

Ballazhi: Ne e kemi diskutuar edhe këtë, një prej faktorëve që shkakton ndotje dhe është pengesë e lëvizjes së lirë me automjete dhe është pengesë e pjesës tjetër të Lumit Lepenc që frekuentojnë qytetin.  Ne e kemi si ide që ti japim zgjidhje kësaj, një zgjidhje të përhershme me një planifikim më konkret, që mendojmë të hapim një korsi të veçantë për kamionët që hyjnë në fabrikën  Sharr Cem. Një zgjidhje tjetër si alternativë që kemi menduar me stafin tim, është të hapim rrugë alternative si mbikalimet  që del tek Ura e Fejzës, deri tek çerdhja e fëmijëve, por, jo për kamionë,  po për kalimtarë e vetura. Pastaj një rrugë përmes Sharr Cem dhe të dalë tek ura, por këto janë çështje që po i diskutojmë, nuk janë zgjidhje të shpejta, zgjerimi i rrugës dhe korsia e veçantë për kamionë.

EO: Një çështje tjetër që do të doja ta diskutonim është rregullimi i shtratit të Lumit Lepenc. Ky projekt ka mbetur me vite të tëra pa u përfunduar nga qeverisja e kaluar. A do ta përfundoni ju këtë projekt që la Suma pa kryer?

Ballazhi: Të gjitha projektet dhe të gjitha ata që kanë mbetur pa u kryer do ti përfundojmë, ato ku janë në interest ë qytetarëve. Shtrati i Lumit Lepenc, nuk mund të them se është prioritet, para ujit, ambietit dhe zhvillimit ekonomik, mirëpo është në fokusin tonë. Është interesim i Bankës Botërore që është paraqitur të investojë në këtë projekt dhe ne e kemi në plan të bëjmë një zgjatje të këtij porjekti që nga Bllaca 99, deri tek blloki që I themi ne tek Ura e Fejzes, pra ky është një projekt, që nuk varet nga ne, sepse është implikimi i buxhetit, prandaj nevojitet një  shtytje të këtij projekti nga Qeveria në Parlament, sepse kjo hynë në marrëveshjet ndëkombëtare dhe na duhet një sensibilizim më të madh dhe i takon Kuvendit të Kosovës që duhet ta miratojë këtë dhe duhet të realizohet  dhe do të krijojë kushte më të mira rekreative.

EO: Përmendet buxhetin, ne e dimë që keni trashëguar buxhetin e qeverisjes së kaluar, a do të kërkoni ndihmë nga Orgnizata Ndëkombëtare?

Ballazhi:Ne së pari, presim nga buxheti I Kosovës të jemi të barabartë pa u diskrimunuar pavarsisht politikave lokale në raport me ato qendrore. Ne jemi pjesë e buxhetit të Kosovës, ne do të bëjmë  gjithmonë kërkesa për ti realizuar projektet tona, por, nga pyetja juaj konkrete do të kërkojmë bashkëpunim që ata të na mbështesin për interesa të qytetarëve. Kemi filluar me takime të ndryshme, Organizata Joqeveritare që të na financojnë në projketet që ne po ju ofrojmë, apo idetë e projekteve. Premtime kemi, sepse idetë tona janë aq atraktive dhe janë praktike për qytetarët dhe ata do të na mbështesin.

EO:Komuna e Hanit të Elezit është në vjend kufitar, a mund të na thoni ju cili është plani juaj që ta ktheni këtë vend në vend turistik?

Ballazhi: Hani Elezit, është një mrekulli në fakt, nga pozita gjeografike që ka ku mundëson të zhvillojë turizmin, mirëpo ka implikime buxhetore ndoshta një sensibilizim më i madh. Ne, kemi premtuar që në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik do të ketë një person që do të merret me ndihmë ndaj atyre që janë të interesuar për ta zhvilluar turizmin, ku përmes turizmit ndoshta edhe ekonomia mund të zhvillohet sespe ka vende të mrekullueshme, ka pika turistike, trashëgimi kulturore. Ky vend, asnjëherë nuk është trajtuar ashtu siç e meriton, ku ne do të bëjmë që Hani i Elezit të mos mbetet vend kalim, por të bëhet vend qëndrim, duke pasur parasysh që Hani i Elezit është porta e parë ku hyn në Kosovë. Ne, do ti japim një pasqyrë reale Hanit të Elezit, ashtu siç e meriton .

EO: Çka do t’ju ofronit ju investitorëve të huaj që të investojnë në komunën tuaj?

Ballazhi: Në aspektin administrativ që janë në kompetencë të komunës, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe të ju ofrojmë lehtësira, kështun që ne, presim që ata të ofrohen dhe investimet të jenë në interes të qytetarëve, ku secili që është i interesuar të investojë ne do ta përkrahim. 

Të ngjashme