Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, të mërkurën ka pritur në takim kryetarin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër, Ragip Xhaka.
Përmes një postimi në Facebook, Ballazhi ka thënë se kanë biseduar tema të ndryshme për zhvillimin e fushave të ndryshme në këtë komunë dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Hanit të Elezit dhe mërgatës shqiptare në Zvicër.
“Sot u nderuam nga vizita e kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër, Ragip Xhaka të shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Shaip Kamberaj, si dhe nënkryetaren e nëndegës së PDK-së në Gjenevë, Vahide Bujupi, kontributi i të cilëve ka qenë një mbështetje e madhe për Kosovën në përgjithësi në etapa të ndryshme, e tashmë kontributin e tyre po e shtrijnë edhe në Partinë Demokratike të Kosovës”.
“Në këtë takim të këndshëm, diskutuam tema të ndryshme për zhvillimin e fushave të ndryshme në Han të Elezit dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes komunës tonë dhe mërgatës shqiptare në Zvicër”, ka shkruar ai në Facebook.