Ballazhi: Rinia është katalizatori më i mirë i zhvillimit të një qyteti

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka bërë të ditur se ka zhvilluar një varg takimesh me të rinjtë.

Ai ka thënë se ka pritur në takim mirëpritëm përfaqësues nga Banka Botërore, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe nga CDF në kuadër të projektit “Komuna për të Rinjtë” ku nga Hani i Elezit janë 5 përfitues.

Ai ka thënë se ky projekt kap vlerën e 25 mijë dollarëve dhe komuna participin me 15%.

Me këtë rast ai ka thënë se rinia është katalizatori më i mirë i zhvillimit të një qyteti

“Mbështetja për projektet dhe programet ku përfituese do të jetë rinia e Hanit të Elezit, do të jenë gjithmonë të mirëpritura nga ne dhe do të bëjmë më të mirën e mundshme që rinia të jetë qendra e zhvillimit të Hanit të Elezit”.

Postimi i plotë:

Rinia është katalizatori më i mirë i zhvillimit të një qyteti.

Sot, mirëpritëm përfaqësues nga Banka Botërore, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe nga CDF (Fondi për Zhvillim të Komunitetit) në kuadër të projektit “Komuna për të Rinjtë” (Municipality for Youth), ku nga Hani i Elezit janë 5 përfitues: të rinjtë nga klubi i mundjes, të rejat nga klubi i volejbollit, nxënës nga shkolla “Veli Ballazhi” me projektin e inventarizimit të shkollës me ormana, të rinjtë nga KVRL me inventarizimin e zyrës së tyre që Komuna ua ka dhënë në dispozicion në Shtëpinë e Kulturës, si dhe projekti i pestë ka të bëjë me mbjelljen e pishave përreth lumit Lepenc, rrugës së magjistrales Hani i Elezit-Kaçanik.

Ky projekt është bashkëfinancim mes të lartëcekurve dhe Komunës së Hanit të ELezit, në vlerë prej 25 mijë $, ku Komuna ka participuar me 15% të kësaj shume.

Ky takim i zhvilluar sot, i kërkuar nga Banka Botërore, MAPL dhe CDF, të cilët zgjodhën klubin e mundjes si një nga përfituesit e nëngrantit për të rinjtë, kishte për qëllim që organizatorët dhe implementuesit e këtij projektit të shihnin nga afër procesin e fillimit të realizimit të projektit edhe nga përfituesit.

Klubi i Mundjes “Dardania” ka radhitur suksese të shumta brenda dhe jashtë Kosovës, ku dy nga mundësit e saj janë në rang-lista botërore dhe evropiane, dhe për nder të të pranishmëve, ata dhanë edhe një shfaqje të vogël të talentit të tyre më të madh, që është sporti i mundjes.

Mbështjetja për projektet dhe programet ku përfituese do të jetë rinia e Hanit të Elezit, do të jenë gjithmonë të mirëpritura nga ne dhe do të bëjmë më të mirën e mundshme që rinia të jetë qendra e zhvillimit të Hanit të Elezit.

Të ngjashme