Ballkani ka përmbysur gjithçka ndaj Lirisë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të të Superligës së futbollit.
Therandasit e gjetën veten në disavantazh në pjesën e parë pasi prizrenasit shënuan me Zenunajn në minutën e 15-të.
Por, për gjashtë minuta në pjesën e dytë ekipi Portokalli e përmbysi rezultatin.
Fillimisht, Albin Berisha i barazoi shifrat pak sekonda pasi nisi 45 minutëshi i dytë.
Kurse, Lumbardh Dellova shënoi gol fantastik në minutën e 51-të për t’i kaluar vendësit në epërsi, në ndeshjen që po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ballkani synon ta ruajë primatin në ligën elitare, kurse prizrenasit për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës.