Mbyllen ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës.
Në Suharekë, Ballkani e priti Arbërinë ku është turpëruar dhe duke humbur kështu shanset për titull.
Ballkani u mund të shtëpi me rezultatin 2-3.
Tani, Ballkani ka mbetur pesë pikë prapa liderit, Prishtinës që po shkon sigurt drejt titullit.
Ndeshja tjetër u zhvillua mes dy skuadrave që janë në garë për mbijetesë.
Në Skenderaj, Drenica e priti Llapin ku triumfoi 4-2.