Ballkani kundër kampionit të Bullgarisë në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 20 Qer 2023 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Ballkani do të ndeshet me skuadrën bullgare Ludogorets në rrethin e parë të garave kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Shorti është hedhur të martën.

Ky short nuk konsiderohet me shumë fat për therandasit, duke pasur parasysh se në mesin e kundërshtarëve të mundshëm figuronin ekipe si The New Saints nga Uellsi, Shamrock Rovers nga Republika e Irlandës dhe Zalgiris nga Lituania, me të cilët Ballkani ishte përballur vitin e kaluar në të njëjtën garë dhe të njëjtën xhiro.

Ludogorets është skuadra kampione e Bullgarisë. Ajo merr rregullisht pjesë në garat e UEFA-s. Vitin e kaluar, Ludogorets ishte pjesë e grupeve të Ligës së Evropës.

Vitin e kaluar, Ludogorets mposhti në një takim Romën e Jose Mourinhos në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Por, edhe Ballkani nuk është tashmë një skuadër e papërvojë në Evropë. Vitin e kaluar, skuadra e drejtuar nga tekniku shqiptar Ilir Daja arriti të kualifikohej në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Të ngjashme