Balotazhi në Malin e Zi: Sondazhet favorizojnë Gjukanoviç për t’u rizgjedhur President më 2 prill

Prishtinë | 21 Mar 2023 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti në detyrë i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç do të përballet me ekonomistin pro-evropian Jakov Miltaoviç në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pas raundit të parë të votimit të mbajtur ditën e diel.

Gjukanoviç, që sipas sondazhit të OJQ-së “CeMI”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e zgjedhjeve, gëzon 35 për qind të votave përballë 29 për qind të Milatoviç.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 prill.

“Ka një avantazh të theksuar krahasuar me kandidatin tjetër, me të cilin do të përballem në raundin e dytë, por kjo nuk është vetëm një arsye për kënaqësi dhe optimizëm; është edhe një njohje e pastër e votuesve të rezervuar që nuk ishin aktivizuar më parë”, theksoi Gjukanoviç.

“Kjo është një fitore e përbashkët me ata që u diskriminuan në 30 vitet e fundit, fëmijët e të cilëve u larguan nga Mali i Zi pasi nuk kishin drejtësi dhe ishin të varfër. Kjo është një fitore për një Mal të Zi më të mirë, më të bukur dhe më të drejtë”, u shpreh Jakov Milatoviç.

Këto zgjedhje po mbahen pas muajsh të tërë ngërçi politik në vendin që shtrihet në Adriatik. Dy qeveri janë rrëzuar nga mocionet e mosbesimit që prej zgjedhjeve legjislative të 2020-s, e fundit prej të cilave gushtin e kaluar.

Të ngjashme