Raportohet se Mario Balotelli e ka marrë një ofertë për të luajtur në Kinë, me pagën prej 30 milionë eurosh për stinor, por italiani dëshiron të qëndrojë në Evropë.
Sipas Sky Sport Italia, sulmuesi e ka refuzuar një ofertë të majme që të jetë pjesë e Super Ligës Kineze, transmeton Gazeta Express.
Në këtë fazë të karrierës së tij, Super Mario është më shumë i interesuar që ta zë një vend në skuadrën e Italisë.
Kontrata e tij me Nice ka përfunduar. Marseille është favorit që t’i sigurojë shërbimet e tij, mirëpo edhe Napoli është duke shfaqur interesim për të ende.