Kryeshefi ekzekutiv i “Termokos”-it, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se edhe banesat që gjenden te vendi i njohur si “Rrethi i flamurit”, do të jenë pjesë e rrjetit të ngrohjes së qytetit.
Rrjetit të “Termokos”-it do t’i bashkohen edhe 6 objekte në atë zonë, me 150 njësi banimi e rreth 600 banorë.
“Së bashku me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj dhe zëdhënësin e komunës Donat Lushaku, takuam përfaqësuesit e banorëve në lagjen ‘Dardania’ ‘Te rrethi flamurit’ – për të diskutuar detajet e nevojshme teknike, para se të fillojë lidhja e këtyre objekteve në sistemin e ngrohjes”, shkroi Osmani në Facebook.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Banesat te “Rrethi i flamurit” – do të jenë me ngrohje!
6 Objekte, 150 njësi banimi, rreth 600 qytetarë.
Së bashku me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj dhe zëdhënësin e komunës Donat Lushaku, takuam përfaqësuesit e banorëve në lagjen “Dardania” te “Rrethi flamurit” – për të diskutuar detajet e nevojshme teknike, para se të fillojë kyçja e këtyre objekteve në sistemin e ngrohjes.
Gjatë takimit me qytetarët, diskutuam mbi përfitimet e këtij projekti që do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme e komode për çdo dimër.
“Termokos”-i, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!