Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, ka pritur në takim një mision nga Banka Botërore, i cili ka për qëllim diskutimin e mundësive për asistencë teknike për të përkrahur reformat në administratën tatimore.
Gjatë këtij takimi drejtori Murtezaj, i informoj përfaqësuesit e Bankës Botërore lidhur me zhvillimet e fundit në ATK, dhe për planet e tij në arritjen e objektivave të planifikuara. Gjithashtu, drejtori i njoftoj lidhur me nevojat për asistencë në fusha të caktuara, me qëllim të përmirësimit dhe modernizimit të proceseve të punës. Me theks të veçantë u diskutua menaxhimi më i mirë i resurseve në dispozicion dhe hartimi i një strukture organizative efikase, e cila do të jetë në funksion të misionit të ATK-së.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit nga misioni i Bankës Botërore ofruan përkrahjen e plotë për ATK-në, duke theksuar se kjo përkrahje do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Misioni i titulluar “Mbështetja e zbatimit të projektit të reformës në administratën tatimore” do të zgjatë nga 11 Mars deri me 15 Mars 2019.