Banka e Shqipërisë blen rreth 280 kg ar

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Banka e Shqipërisë gjatë prillit të këtij viti ka rritur rezervën e saj në ar, për të parën herë që prej dhjetorit të vitit 2019.

Kështu, shifrat zyrtare nga institucioni, tregojnë se rezerva ndërkombëtare e institucionit në ar monetar është ngjitur pranë 100 mijë onc, nga 90 mijë onc që ishte kjo sasi gjatë muajit mars.

Që prej dhjetorit të vitit 2019, e deri në mars të këtij viti, kjo sasi ka qenë e pandryshuar, pranë 90 mijë onc, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë.

Ndërkohë, kujtojmë se në vitin 2019, që prej muajit qershor, e deri në dhjetor, rezerva e Bankës në ar monetar u rrit ndjeshëm, thuajse duke u dyfishuar, nga 50 mijë onc, në 90 mijë onc./Scantv

Të ngjashme