Bankat po adaptojnë teknologjitë e reja – synohet digjitalizimi i shërbimeve, sfidë pagesa me kesh

Prishtinë | 14 Nën 2023 | 13:33 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në panelin e parë të Forumit “Bankat, Fintech (teknologjia financiare) dhe bizneset, ndërtimi i  sinergjive për përshpejtimin e qasjes në Financa”, të organizuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe USAID-i u diskutuat përqafimi i zgjidhjeve Fintech: mundësitë dhe sfidat në eko-sistemin financiar të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Suat Bakall, drejtor i Bordit të Bankës Kombëtare Tregtare dhe drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, tha se të gjitha bankat janë duke u munduar që të përmirësojnë sistemin teknologjik të tyre që të jenë më pranë klientit. Sipas tij, në këtë fazë është e rëndësishme që Fintech duhet të promovojë vetën për të qenë më plotësuese.

“Kur flasim për Fintech si në tregjet e reja nevojitet rregullim i mirë prandaj do t’i definojë tri rolet e banka. Roli ynë është që t’i sigurojmë depozitat e shoqërisë. Roli i dytë janë transaksionet dhe i treti aktiviteti e huazimit. Nëse i marrim këto tri element të bankave mund të them që Fintech përveç bankave mund të fuqizohen më shumë në aspektin e transaksioneve. Në vitet e fundit kam parë që është një fushë e madhe dhe bankat përfaqësohen aty e kanë hapësirën e tyre dhe tregojnë produkte të reja”.

“Me kalim e kohës kemi filluar që t’i shohim disa Fintech se si mund të jenë plotësuese për banak, se si mund të bëjmë kontrolle automatike, si mund t’i integrojmë disa  zgjidhje dhe me këto oferta edhe bankat kanë filluar që ti ofrojnë këto zgjidhje të mençura në platformat e tyre. Duhet t’i bëjmë institucionet tona më teknologjike. Të gjitha shërbimet tona do të jenë në përputhje me rregulloret. Fintech duhet ta konsideroj vetën si nisma plotësuese. Për mendimi tim Fintech duhet të promovojë vetën për të qenë më plotësuese”, tha ai.

Mimoza Godanci, kryeshefe ekzekutive në Bankën për Biznes, tha se si bakë gjithmonë i kanë dyert e hapura për Fintech, por sipas saj, janë duke u munduar që t’i kuptojnë fillimisht ata.

“Banka për Biznes është një prej bankave që qysh prej fillimit të fintechave të parë ka pasur dyert e hapura siç i ka dyert e hapura për secilin. Fintech mund të përdorim në disa pjesë, si pagesat e shpejta. Ky është vetëm starti. Një gjë që është duke na pëlqyer te Fintech është se po na supurtojnë që të përdoren me shumë karta se keshi ky është një start i mirë”

Visar Pacarada, kryeshef ekzekutiv i “Procredit Bank”, duke shpjeguar për hapat që ka kaluar kjo bankë në përmirësimin e teknologjisë dhe përdorimin e Fintechve në vite, tha se ka ende sfida.

Sipas rij, problem në Kosovë është ngase pagesat bëhen ende me kesh.

“5.4 miliardë banor kanë qasje në internet në nivel global. Kosova krahas këtyre statistikave, janë mbi 2 milion telefona mobil aktiv në Kosovë. Sa i përket penetrimit të internet është mbi 97 për qind, sipas raporteve të fundit ka arritur në 99 për qind, qëndrojmë më mirë se sa disa vende të zhvilluar në rajon. Kisha thënë që sot 99 për qind e transaksioneve bëhen në mënyre automatike pa asistencë. Vlen të theksohet se vetëm infrastrukturës dhe stafi nuk mjaftojnë, ka edhe sfida të tjera. Kosova ende ka përdorim të madh të keshit në përdorim të saj”, tha ai.

Labinot Preniqi, koordinator për funksionet e përgjithshme në BQK, tha se objektiv kanë digjitalizim dhe përmirësimin e pagesave për klientët.

Ai tha se BQK-ja vazhdimisht ka inkurajuar përdorimin e platformave të reja teknologjike, raporton EO.

“Ne vazhdimisht kemi inkurajuar përdorimin e platformave të reja. Digjitalizim dhe përmirësim i pagesave  do të jetë objektivi i BQK-së për vitet e ardhshme. Duke krijuar një infrastrukturë modern të pagesave. Ne e kemi ndihmuar edhe qeverinë për pagesa në platformën e-Kosova. Për ne është pak sfiduese dhe e marrim me seriozitet format e reja të pagesave. Fillimisht ne inkurajomë përdorimi e formave të reja. Ishte sfiduese për herë të parë, por me kohën e mundësuam që Fintech i parë të futet në Kosovë duke eliminuar rreziqet. Ne po ashtu e jemi duke plotësuar dhe ndryshuar ligjin për sistemin e pagesave. Ne si BQK mendoj se do të jemi në trend dhe hap me kohën”, tha ai.

Yll Dushi, kryeshef ekzekutiv i “OneFor”, tha se klientët mund të përdorin këtë platformën brenda 24 orëve, prej kur e shkarkojnë aplikacionin.

“Është e vërtetë që e ka gjetur mënyrën e vetë, Fintech ka gjetur mënyrën se si i ka liruar shumë proceset e bankave, e ka zbërthyer atë ftohtësinë që ka ekzistuar mes bankës dhe klientit. Normalisht duke përdorur teknologjinë e reja. Gjatë 24 orëve kur klienti ka mundësin me hap llogarinë. E dyta është shpejtësia e realizmit të shpjet të transaksioneve. Është kjo shpejtësi shumë e madhe”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme