Promovohet Klinika për Ndihmë Juridike Falas për të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe grupeve të tjera të ndjeshme

Prishtinë | 19 Sht 2024 | 12:45 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka promovuar të enjten Klinikën për Ndihmë Juridike Falas, e cila kontribuon në qëndrueshmërinë dhe fuqizimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se me themelimin e kësaj klinike, të mbijetuarve të torturës dhe grupeve të tjera të ndjeshme, do t’ju ofrohen shërbime rehabilituese, mjekësore, psiko-sociale dhe ligjore, si dhe qasje në drejtësi.

Drejtoresha ekzekutive në QKRMT-së, Feride Rushiti ka thënë se kjo klinikë është për të gjithë ata që kërkojnë ndihmë juridike, për t’i adresuar çështjet e tyre në mënyra të ndryshme.

Po ashtu ajo theksoi së të mbijetuarat e dhunës seksuale janë duke u sfiduar me marrjen e pensionit, pasi që sipas saj, disa personave nuk iu njihet pensioni si të mbijetuar.

“Kjo klinikë u përkrahë nga Bashkimi Evropian, ndërsa kjo qendër u themeluar që nga viti 1999. Si organizatë në filet tona kemi filluar me rehabilitimin dhe rimëkëmbjen nga torturat e luftës. Ky numër i përfituesve që nga viti 2006 është themeluar departamenti për avokim për të drejtat e njeriut. Në kuadër të këtij departamenti është promovimi i të drejtave të personave të torturuar nga lufta. Në atë kohë ndihma juridike ka qenë tek grupet e tjera sepse viktimat e dhunuara nga lufta kanë qenë target të cilët kanë ardhur për të kërkuar ndihmë psiko-sociale. Më vonë këto shërbime janë shtrirë edhe tek personat e paraburgosur dhe të burgosur. Jemi munduar që kërkesat që janë adresuar, të adresohen në forma dhe mënyra të ndryshme. Ky grup i të mbijetuarve të dhunës seksuale njihen me shumë vonesë në vitin 2014. Krijimi i këtij mekanizimi nxit në krijimin e kërkesave të reja sepse disa prej të mbijetuarave nuk iu është njohur pensioni dhe kemi dërguar 30 raste i kemi përfaqësuar në gjykatë. Të mbijetuar të dhunës seksuale janë në një sfidë a të marrin pensionin e moshës apo si të mbijetuar të dhunës seksuale. Kemi arritur që 3 raste prej 12 raste të marrin një vendim pozitiv ku i njihen pensioni i dyfishtë. E drejta e tyre iu njihet me ligjin e të drejtave të njeriut. 23 vjet pas luftës nuk ka pasur asnjë vendim të prerë për te mbijetuar e dhunës seksuale, fatmirësish kemi një rast që tashmë po vuan dënimin. Jemi munduar të reflektojmë dhe integruar kërkesat e tyre dhe realizimin e të drejtave të tyre”, ka thënë Rushiti.

Shqetësuese e sheh edhe rritjen e rasteve te abuzimit seksual ndaj të miturve, andaj Rushiti ka thënë se po punojnë edhe me këtë grupmoshe për t’i adresuar në drejtësi.

“Rritja e numrit të abuzimit të dhunës seksuale ndaj të miturve për ne si organizatë është shumë e ndijshme. E kemi parë të arsyeshme që të punojmë edhe më këtë grup, këto viktima rrjedhin prej shumë problemeve në familje. Një tjetër rast është i burgosur i cili ka qenë i burgosur në vitin 2014 në burgun e Dobravës i cili për shkak të mosvëzhgimit ai dhunohet nga të burgosurit e tjerë, pasi lirohet nga burgu ai ka trauma. E kemi marrë këtë rast për të adresuar për drejtësi. Ketë vit rasti i epet kompensimi për dëmin e krijuar, çdo shkelje e tillë ndëshkohet”, shtoi ajo.

E Fisnik Mehmeti nga QKRMT, ka prezantuar se çka ofron kjo klinikë. Sipas tij, kjo klinikë ka për qëllim të orfrojë ndihmë juridike falas duke kontribuar në qëndrueshmërinë dhe fuqizimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale.

“Kjo klinikë është themeluar në qershor te vitit 2024. Vizioni i klinikës është të ofrojë ndihmë juridike falas, duke kontribuar në qëndrueshmërinë dhe fuqizimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe grupeve të tjera të ndjeshme brenda Kosovës, duke siguruar që të drejtat e tyre mbrohen dhe duke promovuar një shoqëri të drejtë që respekton dinjitetin njerëzor dhe sundimin e ligjit. Misioni i Klinikës për Ndihmë Juridike Falas është të ofrojë shërbime juridike profesionale dhe empatike për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës dhe grupeve të tjera të ndjeshme, duke siguruar të drejtën e tyre për drejtësi dhe duke mbështetur udhëtimin e tyre drejt shërimit dhe riintegrimit shoqëror”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti potencoi se kjo klinikë ofron shërbimet ndaj personave të mbijetuar nga dhuna seksuale, siç janë këshilla, përfaqësim mbrojtje në rastet civile, kundërvajtëse, etj.


”Ofrimi i shërbimeve juridike, të cilat janë të ndjeshme ndaj nevojave të të mbijetuarve të dhunës seksuale, duke përfshirë këshilla, përfaqësim dhe mbrojtje në rastet civile, kundërvajtësve, penale e administrative. Sigurimi që shërbimet ligjore të jenë të qasshme për të gjithë,  veçanërisht ata të cilëve i mungojnë burimet financiare ose përballen me pengesa për të hyrë në Sistemet Tradicionale te mbështetjes ligjore. Ruajtja e standardeve profesionale të larta të praktikës ligjore ahe sjelljes etike, duke siguruar që i gjithë stafi të trajnohet për kujdesin e informuar për traumat dhe cështjet specifikë me të cilët përballen klientët e klinikës”, shtoi ai.

Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, ka thënë se do të rritet bashkëpunimi, pasi që janë paraparë trajnime të përbashkëta në fusha të ndryshme.

“Organizata joqeveritare kanë një rendësi shumë të madhe. Agjencia së bashku me OJQ kanë forcuar sistemin e ofrimit të Ndihmës Juridike Falas. Agjencia ka paraparë trajnime te përbashkëta në fusha të ndryshme ku do të forcojë bashkëpunimin”, u shpreh Jashari.

Të ngjashme