Banorët e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë me protestë kanë kundërshtuar vazhdimin e punimeve për zgjerimin e rrjetit të kogjenerimit nga Termokosi në lagjen e tyre.
Shkak për këtë është bërë hapësira e gjelbër që e kanë pranë objekteve banesore.
Banorët janë shprehur kundër që drunjtë dhe pemët e tjera që thonë t’i kenë mbjellë vet të shkatërrohen.
Kanë thënë se do të vazhdojnë kundërshtimet e tyre nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Kompania kontraktuese “AllZone” ka ndërprerë përkohësisht të dielën punimet, derisa zyrtarë të saj kanë thënë se për veprimet e tjera do të vendosë ndërmarrja Termokos.