Banorët e Hades së Obiliqit kanë paralajmëruar për nesër protestë, me motiv se ka vonesë në procesin e zhvendosjes dhe për anashkalim të këtij fshati nga ky proces.
ë thirrjen e Këshillit Organizativ ttë Protestës, banorët e fshatit Hade ftohen që të marrin pjesë në protestën, që do të mbahet nesër (e mërkure) në orën 12. Këshilli i ka ftuar të marrin pjesë edhe ata të cilët janë në dijeni për parregullësitë dhe brengat e banorëve të fshatit Hade.
Theksohet se protesta do të organizohet për të shprehur pakënaqësitë ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes dhe anashkalimin e fshatit Hade.