Plani i ri i Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit, ka bërë që banorët e Lagjes Kodra e Trimave, të mbesin duke pritur gjatë nëpër stacione.
Autobusët e kësaj linje, janë mbushur që në stacionet e para, që ka pamundësuar që të tjerët të mundë të hynë brenda.
Një shikues ka dërguar fotografi në klankosova.tv, nga stacioni që ndodhet para Qendrës së Mjekësisë Familjare, ku shihen qytetarët që mbesin jashtë, për të pritur autobusin tjetër.
Sipas përshkrimit të tij autobusët janë mbushur përplot që në fshati Bardhosh, prej ku operon linja sipas planit të ri të komunës.
Madje ai ka thënë se ka paguar edhe biletën si ditëve të rëndomta, ani pse është paralajmëruar se qarkullimi derisa sa të përfundon ky plan do të jetë pa pagesë.