Banorët e Prishtinës kërcënojnë me protestë, punëkryerësi s’i vazhdon punimet

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 09:13 | Nga

Megjithëse Ministria e Infrastrukturës ka urdhëruar kompaninë punëkryese ”STANDARD” SHPK, që t`i vazhdojë punimet për ndërtimin e tri urave dhe zgjerimin e rrugës në fshatin Mramor, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Të mërkurën, shefi i kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës,Argjend Zejnaj, ka thënë se kanë rënë dakord që punimet për këtë rrugë të vazhdojnë gjatë kësaj jave, shkruan sot Koha Ditore.

“Kompania do të fillojë punimet e rrugës gjatë kësaj jave në fshatin Mramor, nëse nuk fillojnë punimet që nga kjo javë atëherë do të kërkojmë nga organi mbikëqyrës që të merren masa ndaj kompanisë në fjalë dhe të ndërpritet kontrata”, ka thënë Zejnaj.

Sipas tij, ky projekt është trashëguar nga qeveria pararendëse dhe se parashihet të përfundojë deri më 2019.

Të ngjashme