Banorët e Ratkocit mbledhin ndihma për shqiptarët e prekur nga tërmeti

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 23:40 | Nga Ekonomia Online

Shumë qytete e fshatra janë mobilizuar për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit që e ka goditur vendin, raporton Ekonomia Online.

Ndihmat ishin të ndryshme por mobilizimi ishte edhe më i madh i qytetarëve, ku edhe në këto orë të vona qytetarët po mbledhin gjëra të nevojshme.

Një ndihmë e tillë ka ardhur edhe nda disa banorë të fshatit Ratkoc të Rahovecit. Atje, banorët e Ratkocit kanë arritur që t’i sigurojnë veshmbathje, ushqim dhe gjëra tjera elementare.

Të ngjashme