Me një baner ku shkruante “Krejt dhe drejt nuk është kryeministër”, disa banorë të fshatit Shipitullë të Obiliqit, kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre rreth shpronësimit të tokave të tyre për nevoja të KEK-ut.
Arsim Mjeku, banorë i Shipitullës, tha se Korporata Energjetike e Kosovës ua ka marrë të gjitha tokat, duke ua lënë vetëm 5 për qind shtëpi.
Ai shprehur shqetësimin se banorëve të këtij fshati nuk po u lejohet të ndërtojnë shtëpi, e as hapjen e ndonjë biznesi, me arsyetimin se do të bëhet shpronësimi i gjithë fshatit.
Mjeku ka thënë se Qeveria dhe KEK-u nuk i kanë marrë parasysh kërkesat dhe shqetësimet e tyre, që viti 2004.