Baraliu ankohet ndaj ndërkombëtarëve për “ndryshim të qëndrimeve ndaj Kosovës”: Asociacioni është i papranueshëm

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 08:05 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Barliu, tha se marrë parasysh që Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe është kundër Kushtetues ai është i pa pranueshëm edhe nga opinioni publikë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Baraliu ka pasur kritika edhe ndaj emisarëve ndërkombëtarë për “ndryshim të qëndrimeve ndaj Kosovës”.

Sipas Baraliut, bashkësia ndërkombëtare ka dështuar të përmbush një zotim të tyre, siç është marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

“Mendoj që do të duhej të mbizotëroj arsyeja në të dy anët, edhe nga ana e ndërmjetësve ndërkombëtarë dhe të mirëkuptojnë situatën dhe pozitën e qeverisë sepse thjesht Asociacioni bazuar në Kushtetutën është i pa pranueshëm. Ato marrëveshje që janë krijuar më herët nga qeveritë të tjera, thjeshtë është vështirë sepse është deklaruar opinioni publikë kundër këtyre marrëveshjeve prandaj  nuk ka as gjë të pa qartë”.

“E pa qartë është se BE-ja dhe ShBA kanë ndërruar qëndrim, ajo që është thënë qartazi nga ShBA-ja se do të ketë njohje reciproke në një marrëveshje përfundimtare, as nuk ka marrëveshje përfundimtare as nuk do të ketë në këtë fazë siç po deklarohen tani dhe as nuk do të ketë njohje të Kosovës. Nuk është problemi te qeveria e Kosovës e as te opinioni publik por është problemi i qëndrimeve edhe të BE-së dhe emisarëve të tij dhe të tjerëve nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai.

Baraliu theksoi se Asociacioni është më kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës për shkak se është në baza etnike dhe se ka kompetenca ekzekutive.

Ai tha se si çdo qeveri e kaluar as kjo qeveri nuk mund ta zbatoj këtë marrëveshja pasi ajo nuk është pranuar nga publiku.

Ai madje tha se bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptoj se në Kosovë Asociacioni është i pa pranueshëm nga opinioni publik.

“Nuk mund të ketë thjeshtë asociacion e të mos ketë kundërshtim me Kushtetutën, në radhë të parë sepse është në baza etnike dhe në radhë të dytë sepse ka kompetenca ekzekutive me marrëveshjen e viti 2013. Qeveria jonë ka përgjegjësi dhe obligime sepse me premtime të tilla ka ardhur në pushtet dhe e ka kundërshtuar si në opozitë si dhe tash. Çka po kërkon Serbia po pranon bashkësia ndërkombëtare për ta privilegjuar dhe prioritizuar një marrëveshje në mesin e 33 të barabartave në dëm të Kosovës. Kjo qeveri dhe çfarë do qeveri tjetër që nuk ka mundur ta zbatoj e as kjo nuk mund ta zbatoj sepse duhet ta kuptoj bashkësia ndërkombëtare se në Kosovë Asociacioni është i pa pranueshëm nga opinioni publikë dërmues dominant në Kosovë”, tha ai për EO.

Të ngjashme