Shefi ekzekutiv i Barcelonës, Oscar Grau thotë se gjiganti katalunas e bëri maksimumin për yllin brazilian
Barcelona bëri gjithçka që mundi për ta rikthyer në Camp Nou yllin brazilian, Neymar.
Për këtë siguron shefi ekzekutiv i gjigantit katalunas, Oscar Grau.
“Ne e bëmë një angazhim të madh për Neymarin. Klubi bëri gjithçka që ishte e mundur për ta rikthyer lojtarin. I bëmë dy oferta: me dhe pa lojtarë në këmbim. Mirëpo, ndiejmë se PSG-ja nuk donte ta shiste asnjëherë lojtarin”, ka thënë Grau për të përditshmen spanjolle “Mundo Deportivo”.
Neymar dëshironte të largohej nga Franca dhe e kishte shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Barcelonë.
Por, Paris Saint-Germaini i refuzoi të gjitha ofertat e kampionit spanjoll.
PSG-ja e kishte blerë lojtarin nga Barça për 222 milionë euro në vitin 2017.