Barcelona ka triumfuar ndaj Real Madridit, në finale të Superkupës së Spanjës, me rezultat 3-1.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar 18-vjeçari Gavi, në minutën e 33’, pas një asistimi të bukur nga Robert Lewadowski.
Ai që asistoi golin e parë e gjeti golin pak sekonda pak para se të përfundonte pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Barcelona shënoi edhe njëherë me Pedrin, për rezultatin 3-0.
Reali golin e vetëm e shënoi në minutën e fundit të ndeshjes, me Karim Benzeman.
Barcelona e fiton këtë trofe për herë të 14-të në histori të klubit.